Misioni
Të ofrojmë zgjidhje të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme që përmirësojnë infrastrukturën, mbështesin aktivitetin industrial dhe kontribuojnë në menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve dhe mbetjeve.
GANT / Që nga viti 2005
Zgjidhje të integruara për infrastrukturën, mjedisin, industrinë dhe trajtimin e ujit.
Lexo më shumë
GANT është një kompani shqiptare që operon në treg që nga viti 2005 në sektorët e mjedisit, infrastrukturës, industrisë dhe teknologjive të ujit. Ne ofrojmë shërbime të integruara për klientë privatë, subjekte industriale dhe institucione, duke kombinuar organizimin operacional, zgjidhjet teknike dhe bashkëpunimet me partnerë të specializuar.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, të mbështetura në përgjegjësi, komunikim të qartë dhe realizim cilësor të angazhimeve.
Shumë kërkesa ndërthurin disa fusha. Për shembull, instalimi i pajisjeve në një objekt industrial mund të kërkojë përshtatje të bazamenteve, organizim të furnizimit dhe një plan për mbetjet e punimeve. Që në diskutimin e parë sqarojmë cilat shërbime duhen bashkërenduar dhe ku nevojitet përfshirja e një partneri të specializuar.
Të ofrojmë zgjidhje të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme që përmirësojnë infrastrukturën, mbështesin aktivitetin industrial dhe kontribuojnë në menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve dhe mbetjeve.
Të zhvillohemi si partner i besueshëm në Shqipëri dhe rajon për shërbime mjedisore, projekte infrastrukturore, pajisje industriale dhe teknologji të trajtimit të ujit.
Profesionalizëm dhe integritet, siguri dhe përgjegjësi mjedisore, cilësi dhe besueshmëri, inovacion dhe partneritete afatgjata.
Kontenierë për organizimin e materialeve, transport për mbetjet e gjeneruara nga aktiviteti dhe zgjidhje për ujin e përdorur në procese industriale.
Ndërtime, rehabilitime dhe punime infrastrukturore për objekte të reja ose ekzistuese, sipas kërkesave të projektit dhe kushteve të kantierit.
Punime rrugore dhe civile, si dhe zgjidhje për trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura në projekte me përdorim publik.
Na tregoni nevojat tuaja dhe të diskutojmë së bashku zgjidhjen më të përshtatshme.